​Tuchel u jep përgjigje klubeve të interesuara për Armando Brojën

Armando Broja është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar nga radhët e skuadrës së Chelsea dhe gjithë ky interesim për shërbimet e sulmuesit shqiptar vjen pasi ai pati paraqitje shumë të mira sezonin e kaluar si i huazuar te Southamptoni.

Skuadra si West Ham United, Newcastle United në Angli si dhe Napoli në Itali kanë shprehur gatishmëri për të paguar rreth 40 milion euro për shërbimet e 20 vjeçarit.

Megjithatë, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, u ka dhënë përgjigje negative këtyre klubeve duke thënë se Broja është lojtar i Chelsea dhe për momentin, ata nuk kanë në plan ta shesin atë.

“Armando Broja është lojtari ynë para së gjithash dhe për momentin ne nuk kemi asnjë interes për ta shitur atë. Ai është këtu për të dëshmuar veten pasi luajti si huazim te Southampton.”, ka thënë trajneri gjerman.

Së fundi, Chelsea ka përforcuar sulmin me anglezin Raheem Sterling, andaj nuk dihet se cila do të jetë hapësira që mund t’i jepet Brojës nga Tuchel në repartin ofanziv. /KosovaPress/

Read Previous

Pesë pikat e rezolutës për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi që u miratua dje, çka obligohet Serbia?

Read Next

Ministri Latifi kërkon liberalizim të vizave: Mjekët kanë nevojë të lëvizin