Policia e Kosovës ka bërë me dije se në një parking një veturë me targa vendore ka goditur tre këmbësor.
Rasti sipas policisë ka ndodhur më 2 qershor në rrugën Pejë-Prishtinë.
“Raportohet se në një parking, një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur tre këmbësor që ishin afër një autobusi të parkuar”, thuhet në njoftim.
Si pasoje e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona.
Derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KP/