​Transferim i papritur nga Napoli tek Interi

Mesfushori i Napolit Piotr Zielisnki nuk do të rinovojë kontratën dhe ka zgjedhur Interin për të vazhduar karrierën në Serie A.

Afati kalimtar i janarit për Interin duhet të mbyllet me largimin e Stefano Sensit, por klubi zi kaltër tashmë po punon për të ardhmen. Një nga objektivat për sezonin e ardhshëm është Zielinski i Napolit që nuk do të rinovojë kontratën me napolitanët, Interi ka bërë propozimin e tij dhe shpreson ta mbyllë së shpejti këtë marrëveshje.

Kështu së paku raporton gazeta italiane “La Gazetta dello Sport” e cila thekson se Interi e ka bindur lojtarin përmes agjentit të tij dhe transferimi i tij do të kompletohet shumë shpejtë, madje me kosto zero. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare, që skadon në vitin 2027 nga e cila do të përfitojë 4.5 milionë euro neto plus bonuse, me opsion për sezonin e katërt,./KP/

Read Previous

Forcat Ajrore të ShBA-së japin detajet për goditjen e më shumë se 60 objektiva në 16 lokacione

Read Next

Blerja e raketave anti-tank “Javelin” nga SHBA, Mehaj thotë se procesi i investimit ka nisur gjatë kohës sa ai ka qenë ministër