​Trajneri i Kosovës, Franco Foda flet sot para mediave

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, do të mbajë sot konferencë për media në kuadër të grumbullimit për dy ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve, kundër Rumanisë dhe kundër Qipros.

“Dardanët” nisin rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve më 6 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” me ballafaqimin kundër Rumanisë dhe pastaj sfidohen nga Qipro në udhëtim tri ditë më vonë. /KosovaPress/

Read Previous

Drita dhe Ferizaj takohen sot për të përmbyllur xhiron e katërt në Superligën e Kosovës

Read Next

Dita kur u hoq stema e Kosovës në fletëvotime