​Trafikim me njerëz, arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë

Të mërkurën në Prishtinë është arrestuar një shtetas i Shqipërisë me dyshimin për trafikim me njerëz.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me datën 21.04.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. 

Read Previous

Dita e tokës në Gjakovë u shënua me mbjellje të fidaneve dhe pastrim të Shkugëzës

Read Next

​Në Ditën e Tokës pastrohet deponia inerte në Shkugëz