Vazhdimi i njëzetetetë i seancës konstitutive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora njëmbëdhjetë.
Deputetët e zgjedhur do të tentojnë sërish t’i japin fund ngërçit politik të krijuar me mos konstituimin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit, por duket se kjo do të jetë e pamundur pasi Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë votat e mjaftueshme për të sjellë në foltore për katër vjet Albulena Haxhiun, e propozuar për të udhëhequr institucionin.
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e NISMA janë kundër emrit të propozuar për kryetar të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa kanë hedhur gjashtë herë në votim Albulena Haxhiu dhe në mungesë të votave po kërkojnë votimin e fshehtë, raporton KosovaPress.
Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar për interpretim në Kushtuese mënyrën e fshehtë të votimit.
Në rast të dështimit të sotëm të seancës për konsitutimin e Kuvendit të ri, atëherë do të shkohet me vazhdimin e njëzetenëntë pas dyzet e tetë orësh, më datë nëntë qershor./kp