​Të enjten dy seanca të Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare të enjten e kësaj jave. Njëra prej tyre do të jetë vazhdim i debatit parlamentar për grevat dhe tjetra vazhdim i seancës së muajit gusht, ku janë në rend të ditës disa projektligje.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Qeveria e Kosovës u kritikua për vazhdimin e grevës nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ai u shpreh kritik edhe ndaj kryeministrit Albin Kurti për përmendjen e sërishme të luftës. “Në Kosovë kemi NATO-n, Kurti me këto deklarata po dëshiron me tërhek vëmendjen nga dështimet”, tha ai.

Për “kornizën e re të dialogut”, Tahiri tha se marrëveshja finale duhet të ketë njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Sa i përkët “kornizës së re të dialogu” nuk pranoi të përgjigjet deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi. Megjithatë theksoi se njohja reciproke është thelbi i marrëveshjes finale.

/KosovaPress/

Read Previous

​3 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Çmimet e apartamenteve shtrenjtohen deri në 40% brenda një viti në Shqipëri