​Sot vendoset kush i bashkohet Trepçës në finale të “Play-Offit”

Sonte do të zhvillohet beteja e pestë dhe e fundit e serisë gjysmëfinale të “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll, ku edhe do të mësohet skuadra që i bashkohet KB Trepçës në finale.

Palestra Sportive “Karagaçi” në Pejë do të jetë nikoqire e ndeshjes së pestë të serisë gjysmëfinale mes KB Pejës dhe KB Yllit, e cila do të fillojë nga ora 19:00.

Seria gjysmëfinale është 2:2. Therandasit fituan dy ndeshjet e para, 84:87 dhe 92:86, por kampionët iu kundërpërgjigjën në dy sfidat e radhës, 98:86 dhe 80:81.

Sfida e së shtunës në Pejë do të vendosë për skuadrën që do të kualifikohet në finale. Pejanët kërkojnë finalen dhe të mbrojnë titullin e kampionit, kurse therandasit për të depërtuar në finale dhe për të rikthyer titullin e kampionit në Therandë. /KosovaPress/

Read Previous

Derbi kuqezi në Serie A, Asllani sfidon Bajramin

Read Next

Dita e Botërore e Zjarrfikësve, Gashi: Kërkojmë plotësimin e kërkesave