​Sot mot me diell

Sot në Kosovë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me rreze dielli.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditë temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius.

“Ndërsa të enjten parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së

Read Previous

​Kusari-Lila: Më mirë të ndahen mjete prej KOSTT-it se të kthehen policët në arkivol

Read Next

​Mbi 9 mijë raste aktive me COVID-19