Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) sot u bë tërheqja e shortit për raundin e dytë të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave për sezonin 2023/24.
Të pranishëm në këtë short ishin anëtarja e KE të FFK-së dhe njëherësh kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave Vjollca Krasniqi, Valbona Gashi, shefe e futbollit të femrave, Lindita Cena kryesuese e Komisionit të garave, si dhe përfaqësuesit e klubeve, raporton KosovaPress.
Shorti për çiftet e radhës së kësaj gare u tërhoq pas një bashkëbisedimi në lidhje me gjendjen aktuale në futbollin e femrave.
Pjesë e këtij raundi janë të përfshira shtatë skuadra, të cilat më 27 mars do të luajnë për kualifikim tutje.
Shortin e gjeni më poshtë.
Kosova VR – Liria
Malisheva – EP Hajvalia
Dukagjini – Mitrovica
Ndërsa Prishtina kalon direkt tutje. /kosovapress/