Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca ndaj ministrit të Punëve te Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, Sali Zyba dhe Drita Millaku për hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e kuvendit në vitin 2019.
Në mungesë të Cd-incizimeve nga ana e te pandehurve dhe mungesës së deputetes, Drita Millaku, seanca e sotshme nuk ka vazhduar. Seanca e ardhshme do të mbahet me 26 mars në ora 10:00.
Me këtë rast, gjykatësi Sabit Sadiku për mungesë e CD-incizimeve i ka kërkuar prokurorisë që t’i sjell materialet brenda pesë ditësh afat kohor. Ndërsa, për deputeten Millaku ka kërkuar që deri në seancën e ardhshme nëse përmirësohet gjendja shëndetësore, të jetë e pranishme në seancë.
Gjykatësi, Sadiku tha se nëse në seancën e ardhshme nuk paraqitet e pandehura Millaku, për të njëjtën do të vazhdohet me seancë tjetër.
“Gjykata i kërkon prokurorisë që brenda pesë ditësh që të pajiset me CD-incizimet, të cilat janë të bashkangjitura në provat e kësaj lënde, dhe pasi që e pandehura Drita Millaku nuk i është pajisur shkresa… Gjyqtari konstaton se seanca nuk mund të vazhdoj sot. 19:39 Seanca e radhës vazhdon me 26 mars, në ora 10:00… Ndërsa, gjyqtari kërkon që edhe një herë që të jetë e pranishme e pandehura Drita Millaku… Nëse e pandehura Drita Millaku i përmirësohet gjendja shëndetësore, dhe ka mundësi të paraqitet në seancë, është e detyruar, ndërsa nëse nuk paraqitet atëherë seanca do të vazhdojë e veçantë për të pandehurën”, tha Sadiku.
Edhe, avokati mbrojtës i të pandehurës, Drita Mullaku, Labinot Buzuku theksoi se CD-incizimet që i kanë nuk janë të një formatit që i pranon kompjuteri dhe si të tilla nuk janë hapur.
Buzuku tha se në mungesë të këtyre materialeve seanca nuk pati mundësi të vazhdojë.
“I njoftoj gjykatën se janë më shumë CD, ndërsa ne kemi pranuar disa shkresa të cilat kanë të bëjnë me ato CD, dhe e njëjta nuk hapet. Nuk kemi ndonjë rekomandim nga prokuroria se si të mund t’i hapim”, tha Buzuku. /KosovaPress/