​Sadiku zhvillon sot luftën e tretë drejt normës olimpike

Pasi fitoi dy luftërat e para, Donjeta Sadiku do të zhvillojë sot sfidën e saj të tretë në turneun kualifikues botëror që po zhvillohet në Arsizio të Italisë.

Boksierja kosovare po lufton për ta fituar normën olimpikë që siguron pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Parisi 2024 dhe sot do të ballafaqohet me boksieren gjermane Gjermania GanglBauer Felicitas Naria, raporton KosovaPress.

Përveç Sadikut, në ring do ngjitet edhe boksier Shpëtim Bajo0ku i cili në kategorinë deri në 62 kilogramë do të ballafaqohet me boksierin nga Kirgistani Imamnazariv Mirzokhid./KP/

Read Previous

Raporti i Bankës Botërore: Gratë fitojnë vetëm 77 cent për çdo dollar të paguar për burrat

Read Next

​Kupa e Kosovës sjellë sot supersfida