Finalja e Ligës së Kampionëve UEFA 2025 do të zhvillohet të shtunën, më 31 maj 2025, në “Allianz Arena” në Mynih të Gjermanisë. Ndeshja do të fillojë në orën 21:00 dhe do të përballë Paris Saint-Germain (PSG) dhe Inter Milanin.
Skuadra italiane siguroi vendin në finale pas një fitoreje dramatike me rezultat të përgjithshëm 7-6 kundër Barcelonës në gjysmëfinale. Ndërsa Paris Saint-Germain arriti në finale duke eliminuar Arsenalin me rezultat të përgjithshëm 3-1, pasi më parë kishte mposhtur Liverpoolin dhe Aston Villan.
Stadiumi “Allianz Arena” ka një kapacitet prej rreth 70,000 vendesh për ndeshjet evropiane dhe është shtëpia e Bayern Munich.
Por cilat janë përfitimet financiare të fituesit të kësaj gare, por edhe nënnakmpionit të saj?
Për Ligën e Kampionëve 2024-25, fondi total i çmimeve është 3.4 miliardë dollarë (2.7 miliardë paund), pra duke përfshirqë shpërblimet për të gjitha skuadrat që marrin pjesë që nga fazat e para të Ligës së Kampionëve.
Skuadra fituese në finale do të marrë një shpërblim prej 21.9 milionë £, ndërsa humbësi do të përfitojë 15.9 milionë £.
Kjo finale është e para që zhvillohet sipas formatit të ri “Swiss system” dhe gjithashtu e para që nuk përfshin një klub nga Anglia, Spanja ose Gjermania që nga viti 2004. /KosovaPress/