​Rotacion në aviacionin e KFOR-it

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Ralan Hill, mori pjesë të premten në ceremoninë e transferimit të autoritetit të Task Forcës së Aviacionit të KFOR-it, e mbajtur në kuadër të rotacionit të rregullt të njësive ushtarake.

Gjatë ceremonisë, Hill falënderoi komandantin në largim, nënkolonel Reid, dhe njësinë Task Force Sawtooth për kontributin e tyre të çmuar në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes partnerëve ndërkombëtarë dhe institucioneve vendore për ruajtjen e paqes në rajon.

Ambasada e SHBA-së mirëpriti gjithashtu komandantin e ri, nënkolonel Snook, dhe njësinë Task Force Griffin, të cilët do të marrin përgjegjësinë për mbështetjen e operacioneve ajrore të KFOR-it në Kosovë dhe më gjerë.

Kjo ceremoni simbolizon vazhdimësinë e përkushtimit të NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon./kp

Read Previous

Koci edhe sot në aksion te Kuvendi

Read Next

Shqiptarët e Kosovës marshojnë drejt kryeqytetit për kuqezinjtë