​Rohde: Çdo 27 janar përkujtojnë kapitullin më të errët të historisë gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shkruar se përpjekja çnjerëzore për të zhdukur popuj të tërë ua kujton aktet e tmerrshme të paimagjinueshme që njerëzit janë të aftë t’i bëjnë.

Ai ka shkruar në Twitter se çdo vit, më 27 janar (përvjetori i çlirimit të kampit Aushvic), përkujtojnë kapitullin më të errët të historisë gjermane: Holokaustin.

“Përpjekja çnjerëzore për të zhdukur popuj të tërë na kujton aktet e tmerrshme të paimagjinueshme që njerëzit janë të aftë ti bëjnë. Kurrë më. Ne Kujtojmë”, ka shkruar ai. /KosovaPress/

Read Previous

Rafuna: Ka rënie të eksportit dhe kjo është shqetësuese

Read Next

​Andorra rikonfirmon angazhimin e saj për anëtarësimin e Kosovës në KiE