​Rizvanolli: Siguria energjetike arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të bazuar në vlera të përbashkëta të paqes

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me ftesë të ministrit grek për Energji dhe Mjedis Kostas Skrekas ka marrë pjesë në Dialogun e parë Ministror të Energjisë në Athinë me temën: “Garantimi i sigurisë energjetike në një botë në zhvillim”.

Në takimin ministror kanë marrë pjesë edhe ministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, ministri i Bullgarisë, Rosen Hristov, ai i Italisë, Gilberto Pichetto Fratin, si dhe ministri i Rumanisë, Virgil-Daniel Popescu.

Gjatë takimit, ministrat kanë diskutuar rreth shtrirjes e zgjerimit të lidhjeve të transmisionit, rritjen e pjesëmarrjes së burimeve të ripërtërirë të energjisë në miksin e energjisë të vendeve të Evropës jug-lindore si dhe rritjes së eficiencës së energjisë si një ndër hapat kyç në përballje me krizën energjetike evropiane.

Ministrja Rizvanolli gjatë diskutimit me ministra ka cekur që siguria e energjisë mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë, në të cilin varen pavarësia dhe siguria energjetike e Evropës.


Është kritike që ky bashkëpunim të ndërtohet jo vetëm duke u bazuar në zhvillim ekonomik por në vlerat tona të përbashkëta evropiane, të paqes e demokracisë, thuhet në komunikatë.  /KosovaPress/

Read Previous

Kurti: SHBA është e përkushtuar për të gjetur zgjidhje, janë në kontakt me Brukselin

Read Next

VIDEO/ Idea “e çmendur” e kompanisë amerikane, me balonë drejt hapësirës për 125 mijë euro