​Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Kiev, do të vizitojnë zonat më të goditura nga lufta

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij malazez, Dritan Abazoviq, kanë mbërritur në Kiev. Ata pritet që të takohen me presidentin Volodymyr Zelensky.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Abazoviq, i cili ka shpërndarë pamje nga momenti i mbërritjes në kryeqytetin ukrainas.

“Mbërritëm në Kiev me Edi Ramën për të dhënë mbështetjen tonë të sinqertë për Ukrainën dhe qytetarët e saj në mbrojtje të të drejtave të tyre për liri! Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë dhe fatkeqësi humanitare”, ka shkruar Abazoviq.

Ata do të priten sot nga homologu i tyre ukrainas, Volodymy Zelensky, derisa pritet që të vizitojnë disa nga zonat më të goditura nga luftimet. Ndër to edhe rajonin e Buchas.

Read Previous

Pas 27-vjetësh, çaktivizohet Internet Explorer

Read Next

Lista e plotë me emrat e zyrtarëve që do t’u kontrollohet pasuria nga shteti