Lista e plotë me emrat e zyrtarëve që do t’u kontrollohet pasuria nga shteti

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), ka bërë këtë të mërkurë hedhjen e shortit për të hetuar pasurinë e tërësishme të 20 për qind të zyrtarëve që e kanë deklaruar atë.

Në mesin e zyrtarëve të përzgjedhur për t’iu kontrolluar pasuria nga shteti janë kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh deputet, Memli Krasniqi, kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe njëherësh deputet, Behgjet Pacolli.

Pasuria nga AKK-ja do t’u hetohet edhe disa zëvendëskryeministrave, ministrave, deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, drejtorëve komunalë, prokurorëve, gjyqtarëve etj.

Listën e plotë e gjeni KËTU.

Read Previous

​Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Kiev, do të vizitojnë zonat më të goditura nga lufta

Read Next

Zvicra mbyll hapësirën e saj ajrore pas defektit kompjuterik