Qytetarët në Shqipëri shprehen të kënaqur me votimin elektronik në zgjedhjet e sotme parlamentare. Ndër qytetarët në njërën nga qendrat e votimit në Lushnje dhe Elbasan, thanë se votimi elektronik ishte i lehtë dhe se gjithçka shkoi në rregull.
Edhe pse i vjetër në moshë, njëri nga qytetarët tha se nuk ishte asnjë problem me votimin elektronik dhe se lehtësisht e gjeti emrin e tij për të hedhur votën.
“Jo, jo….Në rregull ishte… e gjeta emrin”, tha ai.
Ndërkaq, një qytetar tjetër tha se votimi elektronik fillimisht pati një bllokim, mirëpo më pastaj u rregullua dhe procesi shkoi në rregull.
“Mirë. Pati pak bllokim, mirëpo u rregullua dhe vazhdova…Votova….Edhe pse nuk shohim mirë s’të ndihmon njeri”, shtoi ai.
Kurse, një qytetare tjetër tha se votimi ishte i lehtë, derisa tha që të votoi më i miri që gjërat të shkojnë ndryshojnë,
“E vështirë nuk ishte. Kollaj ishte, ishalla fiton më i miri që të ndryshojmë gjërat”, theksoi ajo.
Po ashtu, edhe një qytetar tjetër u shpreh i kënaqur me votimin elektronik.
“I shkruam ata që mendonim dhe ikëm…Votuam edhe për parti dhe për kandidatë”, përfundoi ai.
Shqipëria po voton këtë të diel për Parlamentin e ardhshëm.
5,225 Qendra Votimi në të gjithë vendin janë të hapura për qytetarët nga ora 07:00 deri në orën 19:00.
3,713,761 shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit votojnë për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm.
Në këto zgjedhje parlamentare, do të garojnë 2046 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 11 parti dhe koalicione zgjedhore.
3,713,761 shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit votojnë për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm.
Në këto zgjedhje parlamentare, do të garojnë 2046 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 11 parti dhe koalicione zgjedhore./KosovaPress/