​PSD “gjobit” ministrin Zemaj për mosrespektim të masave

Partia Socialdemokrate po kërkon që të falen dënimet e qytetarëve për mosrespektim të masave anti-COVID. Sipas kësaj partie, të njëjtat masa nuk po respekton edhe nga vetë ata që po i miratojnë ato.

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi tha se: “Ju e dini që Ligji gjatë pandemisë nuk ka qenë i njëjtë. Të fortit nuk janë dënuar, ndërsa të dobëtit po. Partitë politike vazhdojnë të mbajnë tubime dhe nuk dënohen. Hala më e padurueshme dhe absurde bëhet kur vetë ministri dhe kryeministri dalin në tubime në shpërputhje me ligjet që i kanë bërë”, ka thënë ai.

Përfaqësues të PSD-së, para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë kanë vendosur edhe një fletëpërmbajtje, gjobë për ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, sipas të cilëve nuk po respekton masat anti-COVID/KosovaPress

Read Previous

Mbi 300 pacientë me kancer, janë infektuar me Coronavirus

Read Next

​BE dakordohet për standardizimin e certifikatave të vaksinimit