​Protesta para bashkisë së Tiranës, policia prezanton planin e masave

|Foto: TV Klan|

“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” do të zhvillojë sot protestën e radhës para bashksië së Tiranës.

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, sot, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Për këtë arsye sugjerohet përdorimi i rrugëve alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime./vizionplus.tv/

Read Previous

Këshilli i Sigurimit i OKB-së në takim urgjent pas sulmit në Rafah

Read Next

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në Euro 2024