Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.
Sipas njoftimit të Kuvendit, pas takimit, në orën 9:50 të dy homologët do të mbajnë konferencë për media.
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, i cili nis në orën 09:00, në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.