Në pikëkalimin kufitar në Vermicë, nga Shqipëria për në Kosovë mbrëmë ka hyrë një automjet të cilin e drejtonte një 27 vjeçar me iniciale Y. S., ku gjatë kontrollit më të detajuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në pjesën e motorit të automjetit është zbuluar një sasi rreth një kilogram substancë e dyshuar si marihuan e cila ishte e mbështjellur në një qese najloni.
Automjeti drejtohej nga një shtetas kosovar me banim në Prishtinë dhe pas dyshimeve të bazuara të Policisë automjeti është selektuar për kontroll në vijën dytë.
“Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren dhe me vendim të Prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti për hetime të mëtutjeshme adresohet tek Njësia rajonale e hetimeve të antidrogës në Prizren”, thuhet në njoftim.