​Policia e KFOR-i ndaluan 7 automjete në veri

Mbrëmë rreth orës 18:10, gjatë një aktiviteti të përbashkët të njësive policore të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, në rrugën ilegale në Gnjezdan të Leposaviqit, janë ndaluar gjashtë kombi transportues të mallrave dhe një veturë me targa të Serbisë, të ngarkuara me mallra të ndryshme, me vozitës gjashtë prej tyre shtetas të Serbisë dhe një shtetas i Kosovës.

Automjetet dhe mallrat e ngarkuara me produkte ushqimore, mjete teknike të punës, mobile etj., me vlerë të përgjithshme mbi njëzet e gjashtë mijë euro, janë trajtuar nga njësitë kompetente kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare-Veri, nën dyshimin për kontrabandë, raporton KosovaPress.

Rasti do të trajtohet edhe nga ana e Doganës së Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës./kp

Read Previous

IP “Ganimete Terbeshi” në Novosellë të Ulët model për përkujdesjen ndaj fëmijëve

Read Next

Limaj: Besoj se Kosova shumë shpejt do ta ketë shumicën parlamentare