​Parashikimi i motit për ditën e fundit të tetorit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, kryesisht në orët e para të ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Read Previous

Zogaj: Libri është kuptimi i jetës

Read Next

Filmi “Zgjoi” fitues i dyfishtë në festivalin “Seminci” në Spanjë