​Pakënaqësitë me ligjin e pagave, SBAShK-u paralajmëron protestë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka shprehur pakënaqësi për ligjin e pagave, duke paralajmëruar protestë, e pas saj veprime tjera sindikale të cilat nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj tha se kanë bërë kërkesa të vazhdueshme për ndryshim të këtij ligji, pasi është për ironi.

Ai tha se përpjekja kryesore e mësimdhënësve ka qenë që me ndryshimin e ligjit të pagave, koeficienti të ishte 130 euro, por se qeveria aktuale dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nuk kanë ndërmarrë asnjë hap.

Jasharaj, ka theksuar se gjendja e punëtorëve në arsim është shqetësuese dhe nëse vazhdon të mos ketë interesim nga qeveria për të gjetur një zgjidhje për plotësimin e kërkesave të tyre, SBAShK-u së bashku me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), me datën 1 Maj do të organizojë protestë.

Jasharaj: Qeveria nuk ka asnjë interesim për gjendjen e punëtorëve në arsim

Është një pakënaqësi me ligjin e pagave, pakënaqësi që është shtuar me vendimin e ngutshëm dhe jokorrekt të qeverisë Kurti, për atë ngritjen ironike të koeficientit nga 105 euro në 110 euro. Ne kishim bërë kërkesa të shumta si SBAShK, si BSPK drejtuar kryeministrit Kurti, ministrit Murati dhe ministres Nagavcin, që të kenë kujdes me ligjin e pagave sepse ka pakënaqësi, por ne kemi pas shpresa që do të ketë lëvizje të dukshme. Kemi pritur dhe kemi bërë shkresa që ngritja e koeficientit për këtë vit që të jetë 130, ngritje e cila nuk do t’i bënte më të pasur mësimdhënësit. 02:13 Pakënaqësi është vet fakti se është bërë një ngritje ironike nëse e përkthejmë në para, i bie që me këtë lëvizje ngritja mesatare në arsimin para universitarë është 28 euro dhe mësimdhënësit kanë thënë që mos t’i marrim fare…… Ka kërkesa të vazhdueshme edhe për përmirësimin e kushteve në shkolla“, tha Jashari.

Jasharaj tha protesta që planifikohet të mbahet më 1 Maj, është sinjali i parë për veprime sindikale. Sipas tij, nëse qeveria edhe pas protestës ka mungesë dialogu, të njëjtit nuk do të ndalen.

Jasharaj: Edhe pas protestës nuk do të ndalim veprimet sindikale, deri në plotësimin e kërkesave

“Ne e kishim takimin e radhës të shtunën me kryetarë që përfaqësojnë gjithë arsimin, nga çerdhet deri në universitet dhe kanë filluar të dëgjohen se dialogu nuk po jep rezultate, po mungon dhe është mirë që të mendohet se çka tutje, kur nuk ka dialog, nënkupton veprime sindikale. Unë jam i bindur që nëse vazhdohet kështu, ne do të bëjmë përgatitjet gjatë prillit, që më datën 1 Maj, që është dita e punëtorit në të gjithë botën mbahen protesta të ndryshme, edhe ne do të jemi në protestë. Uroj që në këtë protestë mos të jemi vetëm SBAShK, por të jetë në kuadër të BSKP. 10:49 Më 1 Maj do të jemi në një protestë, jo shumë masive, me kryetarë të shkollave, të shoqatave sindikale, kryetarë të kuvendit komunal dhe do të jetë sinjali i parë se do të fillojmë me veprime sindikale. Kam frikë se nuk do të ndalen pastaj, dhe nëse qeveria mbetet me këtë qasje të gabuar, duam ose jo do të përsëritet shatori i viti 2022, diçka që nuk e dëshirojmë”, theksoi Murati.

Kujtojmë se greva e fundit nga SBAShK-u, është mbajtur në shtator të vitit 2022, dhe ka zgjatur më shumë se një muaj./KP/

Read Previous

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Read Next

Gjermania kundër propozimit të BE-së për teste shtesë për të moshuarit