Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq.
Ajo ka thënë se thellimi i bashkëpunimit midis Kosovës e Bosnje e Hercegovinës i shërben paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.
“Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, dy shtete të Ballkanit Perëndimor, të cilat ndajnë një të kaluar të dhimbshme, por një përkushtim të pashoq për të punuar bashkë për drejtësi për të kaluarën dhe një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ndryshe, Bosnja e Hercegovina është njëra ndër vendet që ende nuk e ka njohur Kosovën shtet. /KosovaPress/