​Osmani takohet me kryeministrin e Bullgarisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në margjina të Samitit të NATO-s është takuar me kryeministrin e Bullgarisë Dimitar Glavchev.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, presidentja Vjosa Osmani tha se takimi u fokusua në partneritetin e fortë mes Kosovës dhe Bullgarisë.

“Me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev, takimi ynë në margjina të Samitit të NATO-s u fokusua në partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë dhe angazhimin tonë të përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, ka shkruar Vjosa Osmani.

Poashtu presidentja Vjosa Osmani tha se kanë diskutuar edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë./KP/

Read Previous

Kreu i Shoqatës së Turizmit: Në Shqipëri janë rritur çmimet, pushuesit kosovarë kanë zgjedhur Greqinë dhe Bullgarinë

Read Next

​Sot mblidhet KQZ-ja, pritet regjistrimi i një partie politike dhe pezullimi i një tjetre