​Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Kolumbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.

Osmani tha se Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën dhe qytetarët kosovar gjatë vizitës zyrtare në këtë shtet, që sipas saj është vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi.

“Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën”, shtoi Osmani./kp/

Read Previous

112 vjetori i Pavarësisë

Read Next

Çfarë u vendos në mbledhjen e Komitetit të FFK-së?