​Osmani në Malajzi: Kosova destinacion premtues për investime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë në Malajzi, është takuar me përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM), si dhe me përfaqësues nga sektori i prodhimit, teknologjisë informative dhe turizmit.

Gjatë takimeve me përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM), si dhe me përfaqësues nga sektori i prodhimit, teknologjisë informative dhe turizmit në Malajzi, organizata këto që përfaqësonin mbi 100 mijë biznese, u diskutua mbi potencialin e madh që ofron Kosova në sektorë të ndryshëm, me një klimë atraktive për investime të huaja.

“Kosova si një destinacion premtues për investime”, ka shkruar Osmani në Facebook.

E para e vendit tonë ndodhet për vizitë në Malajzi, ku dje është hapur Ambasada e Kosovës në kryeqytetin Kuala Lumpur.

Malajzia është ndër vendet e para që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /KosovaPress/

Read Previous

Ambasada britanike: Të ruhet demokracia përmes mbështetjes së lirisë së medias në Kosovë

Read Next

Zelensky thotë se takimi me Trumpin në Vatikan ishte ‘më i miri’