Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ambasadorin Amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier për të diskutuar zhvillimet pas agresionit të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës dhe ndikimin rajonal.
Osmani ka shkruar në Twitter se Kosova dënon fuqimisht agresionin e Rusisë.
“Jemi plotësisht në linjë me aleatët për të parandaluar çdo destabilizim në rajonin tonë”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë, në Twitter ka shkruar edhe ambasadori Hovenier, sipas së cilit, ishte një diskutim i rëndësishëm me Vjosa Osmanin mbi pushtimin masiv të Ukrainës nga Rusia, të cilin SHBA e dënon në termat më të ashpër të mundshëm.
“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht Ukrainën”