Rregullatori antitrust i BE-së po përgatit një padi kundër Facebook Meta për përdorimin e të dhënave të përdoruesve, sipas burimeve të mirinformuara në kushte anonimiteti.
Komisioni Evropian, i cili mund të vendosë gjoba deri në 10 për qind të xhiros globale të një subjekti biznesi për shkelje të rregulloreve antitrust, dhe kompania Meta nuk pranuan të komentojnë pretendimet.
Në qershor të vitit të kaluar Komisioni nisi një hetim për këtë rrjet social dhe po atë ditë nisi hetimin edhe Agjencia Britanike e Konkurrencës.
Në vitin 2016, kompania Facebook Meta lansoi njoftimet me emrin Facebook Market, një vend për blerje dhe shitje artikujsh në 70 vende. /KosovaPress/