​Oda Ekonomike Greke zotohet se do të lobojë për njohjen e Kosovës nga Greqia

Oda Ekonomike Greke do të angazhohet për njohjen e Kosovës nga Greqia, në mënyrë që bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve të avancojë edhe më shumë dhe që të krijohet klimë e përshtatshme për investitorët.

Kështu u bë e ditur nw një konferencë të përbashkët për media nga përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj të Greqisë me rastin e vizitës së këtyre të fundit në Kosovë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se homologu i tij grek u zotua se do të angazhohet për njohjen e Kosovës ashtu siç kishte lobuar për marrëveshjen e Prespës.

Pas takimit me delegacionin grek, Rukiqi tha se ky takim ka një rëndësi të posaçme në fushën e këmbimeve tregtare mes dy vendeve dhe për qasje të përbashkët në tregjet e treta.

Kryetari i Odës Ekonomike Greke, Constantinos Michalos, tha se për një bashkëpunim të mirë ekonomik mes vendeve nevojitet bashkëpunim i mirë politik.

Lidhur me këtë, ai tha se do të angazhohen që edhe Greqia të njohë shtetin e Kosovës./KosovaPress

Read Previous

Vjosa Osmani: Kosova shkon në dialog vetëm për njohje reciproke

Read Next

Skuadra evropiane që e kishte kërkuar Fadil Vokrrin