Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur para derbit të së dielës kundër Manchester Cityt në Premier Ligës.
Përballja e së dielës po shihet si ndeshje për titull, pasi që Liverpooli dhe City okupojnë dy pozitat e para në tabelë.
Klopp e cilësoi këtë ndeshje si tejet të madhe, ndërsa edhe tregoi nëse do të jetë përcaktuese për titull.
“Ndeshje e madhe, si gjithmonë. Ndeshje që përcakton titullin? Shumë herët, por është gjigante. Ne nuk e fshehim se duam të fitojmë, por e dimë se sa e vështirë është”, tha Klopp.