​Një i vdekur dhe 11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

IKSHPK njofton se nga 2.074 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 146 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.054.

Në total numri i rasteve aktive është 1.198.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 1.647 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.126 doza të vaksinës.

Read Previous

Qytetarët tregojnë se kush do ta udhëheq Gjakovën pas zgjedhjeve komunale

Read Next

Digjet vetura në Kaçanik, brenda ishin prindërit me tre fëmijët e tyre