​Nga nesër më freskët, parashikohet edhe shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të ketë ndryshim të motit.

Parashihet të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave maksimale dhe vende-vende pritet të bie shi. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë kushte për një mot të freskët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.

Read Previous

Në spitalin e Gjakovës aktualisht të hospitalizuar 53 pacientë

Read Next

10 ditë që rrëzuan 20 vite luftë, si morën talebanët nën kontroll të gjithë Afganistanin