​Nesër hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, këto janë të gjitha detajet

Shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve 2022/23 do të hidhet në Stamboll, Turqi, të enjten më 25 gusht duke filluar nga ora 18:00.

Në short do të përfshihen 26 ekipe që janë kualifikuar në mënyrë automatike dhe gjashtë nga raundi i play-off-it, të cilat do të konfirmohen sot.

Ekipet do të ndahen në katër vazo. Vazo 1 do të përbëhet nga kampionët në fuqi (Real Madridi), fituesit e Ligës së Evropës (Eintracht Frankfurt) dhe kampionët e gjashtë kombeve të renditura më lartë që nuk u kualifikuan nëpërmjet një prej titujve 2021/22; Vazot 2 deri në 4 do të përcaktohen nga renditja e koeficientëve të klubeve. /KosovaPress/

Këto janë 29 ekipet që do të marrin pjesë në short, ndërsa tri të tjera do të konfirmohen sonte:

Real Madrid (ESP)

Eintracht Frankfurt (GER)

Manchester City (ENG)

AC Milan (ITA)

Bayern München (GER)

Paris Saint-Germain (FRA)

Porto (POR)

Ajax (NED)

Liverpool (ENG)

Chelsea (ENG)

Barcelona (ESP)

Juventus (ITA)

Atlético de Madrid (ESP)

Sevilla (ESP)

RB Leipzig (GER)

Tottenham Hotspur (ENG)

Borussia Dortmund (GER)

Salzburg (AUT)

Shakhtar Donetsk (UKR)

Inter (ITA)

Napoli (ITA)

Sporting CP (POR)

Bayer Leverkusen (GER)

Marseille (FRA)

Club Brugge (BEL)

Celtic (SCO)

Benfica (POR)

Maccabi Haifa (ISR)

Viktoria Plzeň (CZE)

Read Previous

Stoltenberg: Lufta në Ukrainë do të përfundojë në tryezën e bisedimeve

Read Next

Angazhimi politik i Xhafer Devës në shpëtimin e hebrenjve