Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e mirëkuptimit për programin Fulbright të shkëmbimit akademik SHBA-Kosovë.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë Niocholas J. Giacobbe.
Ministrja Nagavci tha se përmes këtij bashkëpunimi studentëve iu kanë hapur rrugë për studime në institucione prestigjioze amerikane.
Nagavci tha se ua studentëve kemi hapur rrugën për studime në institucione prestigjioze amerikane.
“Qëllimi ynë kryesor është krijimi i zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjate në sistemin arsimor në vend. Andaj edhe e vlerësoj shumë vazhdimin e marrëveshjes për Programin Fulbright, program ky me një reputacion të lartë të shkëmbimit akademik, i cili kontribuon për të forcuar profilin tonë të edukimit, kulturës dhe shkencës. Shumë nga projektet që kemi mbështetur përmes bashkëpunimit janë fokusuar në shkëmbimin akademik në mes të institucioneve arsimore dhe kërkimore në SHBA dhe Republikën e Kosovës për studentë, mësimdhënës, profesorë, hulumtues, ekspertë të arsimit. Me anë të këtij bashkëpunimi studentëve tanë ua kemi hapur rrugën për studime në institucione prestigjioze amerikane, në programe me interes për zhvillimin e vendit, stafit akademik i mundësojmë rrjetëzimit dhe hulumtimit në bashkëpunim me institucionet hulumtuese amerikane që në planin afatgjatë kontribuon në ngritjen e performancës dhe zhvillimit edhe të hulumtimit në vendin tonë”, tha Nagavci.
Nagavci tha se kanë arritur të themelojnë bordin e shkëmbimit arsimor SHBA-Kosovë dhe se Kosova është e para që ka arritur themelimit e një bordi të tillë.