​Ndahen 5.5 milionë euro për vazhdimin e mbështetjes së stafit shëndetësor

Qeveria e Kosovës ka ndarë 5.5 milionë euro për vazhdimin e mbështetjes për stafin shëndetësor në luftën kundër pandemisë COVID 19.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se stafi shëndetësor do të ketw pagë shtesë prej 10 për qind mbi pagën bazë në periudhën korrik-dhjetor 2022.

Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi mori vendim edhe për shpronësimin e pronave të paluajtshme shoqërore të cilat janë të nevojshme për ndërtimin e rrugës në pikën kufitare në Han të Elezit, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut

Read Previous

​Kurti: Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut shton përkushtimin për reforma në Ballkan

Read Next

Kosova, vendi i parë në rajon që miraton Projektligjin për sanksione për shkelësit e huaj të të drejtave të njeriut