Kosova, vendi i parë në rajon që miraton Projektligjin për sanksione për shkelësit e huaj të të drejtave të njeriut

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar Projektligjin për sanksione për shkelësit e huaj të të drejtave të njeriut.

Kryeministri Albin Kurti tha se projektligji ka për qëllim mbështetjen e demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në përputhje me parimet e të drejtës ndërkombëtare

“Republika e Kosovës është shteti i parë në rajon që e rregullon këtë çështje”, u shpreh ai.

“Projektligji do të zbatohet ndaj të huajve të cilat janë përgjegjës apo ndihmojnë në kryerjen e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe veprave serioze të korrupsionit që rezultojnë me abuzim të të drejtave të njeriut”. /Telegrafi/

Read Previous

​Ndahen 5.5 milionë euro për vazhdimin e mbështetjes së stafit shëndetësor

Read Next

SBAShK-u paralajmëron grevë të përgjithshme në shtator