​NATO fillon procedurën zyrtare të pranimit për Suedinë dhe Finlandën

FILE PHOTO: NATO, Swedish and Finnish flags are seen in this illustration taken May 12, 2022. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration

NATO ka nisur zyrtarisht procesin e pranimit të Suedisë dhe Finlandës në aleancë, me të 30 liderët pro, bëjnë të ditur burime të NATO-s.

Kjo, pasi Turqia hoqi veton për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

“Turqia do të mbështesë ftesën e Finlandës dhe Suedisë për t’u bërë anëtarë të NATO-s”, thuhet në deklaratën e presidentit finlandez Niinisto, pas ceremonisë së nënshkrimit për zyrtarizimin e marrëveshjes.

Deklarata nënvizon angazhimin e Finlandës, Suedisë dhe Turqisë për të ofruar mbështetjen e tyre të plotë në rast se kërcënohet siguria e secilit prej tyre.

Marrëveshja vjen pasi Niinisto, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson morën pjesë në bisedime pas disa javësh bllokimi./DPA/

Read Previous

Aksion masiv i Policisë së Kosovës në 6 komuna, 11 të arrestuar nën dyshimet për dallavere me subvencione

Read Next

Me debate të shumta përcillet mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Gjakovës