Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se me ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj PDK-së dhe LDK-së për të diskutuar rreth konstituimit të Kuvendit tw Kosovws dhe mos pranimin e ftesës nga ana e LDK-së, po shihet se kush po bën bllokada të kuvendit të Kosovës.
Murati para seancës konstituive të kuvendit të Kosovës, tha se refuzimi i LDK-së për takim është një përgjigje e qartë për qytetarët e Kosovës.
“Po qartësohet pra se kush po bën bllokada, refuzimi edhe për të diskutuar për temën besoj që është mjaft e qartë. Kemi edhe hipokrizinë tjetër, ku thuhet që pozita e kryetarit, hajde ta diskutojmë ndërkaq pozita e nënkryetarit na është e garantuar me kushtetutë, e njëjta pozitë është e garantuar me kushtetutë”, tha Murati.
Sot do të jetë vazhdimi i nëntë i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, raporton
Deputetët kanë dështuar për të tetën herë me radhë të konstituojnë legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës. Seanca është ndërprerë pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dështoi të martën të marrë votat e nevojshme për kryeparlamentare.
Ftesa e Kurtit vjen pasi ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiun dështoi gjashtë herë të sigurojë 61 vota për kryetare të Kuvendit, ndërkohë që sot në ora 10:00 do të vazhdojë seanca konstitutive për legjislaturën e nëntë. /KosovaPress/