​Moti për vikend

Gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbretërojë mot i vranët dhe reshje shiu, ndërsa në viset e larta do të ketë edhe reshje bore.

Të shtunën në mëngjes parashihet mjegull dhe ngrica, andaj pjesëmarrësit në trafik duhet të tregojnë kujdes të shtuar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës 2-5 gradë Celsius. Do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga verilindja.

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, ndërsa në viset e larta rigat e shiut do të dominohen nga reshjet e borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri +1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 3-6 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-7 metër për sekondë, thuhet në parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. / KP/

Read Previous

KEDS njofton se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot në Gjakovë

Read Next

Turqia rihap ambasadën e saj në Siri