​Mësohen çiftet e javës së parë për sezonin 2021/22 në Superligën e Kosovës

Në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është mbajtur ceremonia e hedhjes së shortit për sezonin e ri 2021/22 të Superligës së Kosovës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Komisioni i Garave, të cilët ishin nën udhëheqje të kryetarit të këtij komisioni Abdyl Bellopoja, përcjell KosovaPress.

Bellopoja shfrytëzoi rastin për t’i uruar klubet për një kampionat të suksesshëm, ku më pas edhe i njoftoi klubet rreth procedurave të shortit.

Pas tërheqjes së shortit, u mësuan edhe çiftet e javës së parë, dhe ato i gjeni më poshtë.

Drita – Feronikeli

Llapi – Ulpiana

Malisheva – Prishtina

Ballkani – Dukagjini

Drenica – Gjilani

Sezoni i ri i Superligës së Kosovës 2021/22 fillon më datën 21 gusht.

Read Previous

Kryeministri Kurti në Greqi kërkon njohjen e Pavarësisë së Kosovës

Read Next

Asnjë i vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19