​Meloni: Italia po rritet më shumë se vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni përshëndeti ecurinë ekonomike të Italisë në një mesazh drejtuar asamblesë së shoqatës së siguruesve Ania të martën.

“Ekonomia italiane po rritet më shumë se ajo e vendeve të tjera evropiane, pavarësisht ngadalësimit të ekonomisë botërore dhe situatës delikate ndërkombëtare”, tha Meloni.

“Të dhënat makroekonomike kombëtare janë pozitive dhe tendencat e disa treguesve, nga rritja e punësimit deri tek rritja e investimeve, paraqesin shenja të rëndësishme besimi në të ardhmen e ekonomisë sonë.

“Qeveria është e vendosur t’i shfrytëzojë në maksimum këto sinjale dhe t’u japë atyre vazhdimësi.

Agjencia kombëtare e statistikave Istat tha se PBB-ja e Italisë u rrit me 0.3% në tremujorin e parë dhe parashikoi rritje prej 1% këtë vit./ansa.it

Read Previous

​Mungon mazhoranca, s’kalon në Komision kërkesa e deputetes së opozitës

Read Next

Roberto Martínez: Ronaldo na ka treguar se nuk duhet të dorëzohemi në momente të vështira