​Mbi 2500 raste aktive me COVID-19 në vend

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 2 mijë e 549.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 203 raste të reja.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.410 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,110 qytetarë.

Deri më sot 824.463 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 104.953 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,690 persona.

Read Previous

​Parashikimi i motit

Read Next

​Kurti i bën thirrje diasporës të aplikojnë në programin për Diplomaci Qytetare