​Lajçak: Dialogu është më urgjent se kurrë

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka deklaruar se rikthimi në dialog është urgjent dhe e vetmja mënyrë për të mos lejuar përsëritjen e ngjarjeve terroriste në veri.

Ai tha se i kanë ashtu siç i kanë kërkuar Kurtit, edhe në Beograd do të kërkojnë implementimin e marrëveshjeve si e vetmja rrugë drejt BE-së.

Ai ka shprehur ngushëllime për policin e vrarë më 24 shtator në veri të vendit, duke thënë se BE dhe NATO janë shumë të angazhuar në për fakte dhe beson shumë shpejt do të ketë informata.

”Dialogu është më urgjent se kurrë. Kemi një plan, nuk mund të hyj në detaje por dialogu nuk ka alternativë. Deeskalimi dhe zgjedhjet në veri duhet të organizohen. Nëse nuk ka dialog mund të ketë përsëritje të rasteve. Këtë nuk e duam as ne as ju”, tha ai.

Lajçak është pyetur edhe për jokonstruktivitet në dialog, për të cilin ishte akuzuar nga Kurti.

“Unë e mbaj anën e Bashkimit Evropian, jemi fokusuar në substancë”, tha ai. /KosovaPress/

Read Previous

Lajçak pas takimit me Kurtin: Dënuam fuqishëm sulmin e 24 shtatorit, duhet të ecet para me Asociacionin

Read Next

​Vazhdojnë aktivitet e Javës së Gjuhës Italiane në Kosovë