​Kuvendi miratoi Projektligjin për kontrollin e kufirit shtetëror

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për kontrollin e kufirit shtetëror. Ky projektligj u konsiderua jetik për sektorin e sigurisë dhe mënyrën si menaxhohet dhe kontrollohet mbikëqyrja e kufirit shtetëror.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se përmes këtij projektligji do të fuqizohen kompetencat e policisë në lidhje me kontrollin e kufirit dhe bashkëpunimin me organet të tjera shtetërore.

Sveçla: Ky projektligj është një ndër ligjet më të rëndësishëm në sektorin e sigurisë

“Ky projektligj është një ndër ligjet më të rëndësishëm në sektorin e sigurisë, pasi ndikon drejtpërdrejtë në sigurinë dhe mirëqenien territoriale të vendit tonë. Projektligji ka rol jetik në mënyrën si menaxhohet kontrolli dhe mbikëqyrja e kufirit shtetëror, duke vendosur kompetencat e policisë në lidhje me kontrollin e kufirit dhe bashkëpunimin me organet shtetërore, të përfshirja në menaxhimin e kufirit. Qëllimi i tejet i qartë, të garantoj sigurinë tonë dhe të siguroj kontrollin efektiv të kufijve tanë shtetëror”

Pro këtij projektligji votuan edhe deputetët opozitarë të AAK-së, me ketë rast shefi i grupit, Besnik Tahiri pati një porosi për mazhorancën.

Tahiri: Mos thoni mandej se po na bllokon opozita“Mos thoni që po na bllokon opozita as për ligje. Këtë po dua me thënë publikisht se po keqpërdoret shumë në opinionin publik”, tha ai.

Duke ironizuar, kryeparlamentari Glauk Konjufca i tha atij që mos ta ndalin dorën dhe të votojnë edhe për projektligje të tjera.

Konjufca: A mundeni mos me ndal dorën

“A mundeni mos me ndal dorën pra”, theksoi Konjufca.

Krahas kësaj, Kuvendi miratoi në lexim të parë edhe Projektligjin për letërnjoftim, ku do t’i mundësohet qytetarëve të Kosovës të aplikojnë për nxjerrjen e letërnjoftimin prej moshës 16-vjeçare.

Po ashtu drita e gjelbër iu dha edhe Projektligjit për Këshillin e Sigurisë./KosovaPress/ 

Read Previous

Xhorxh Uashington, i quajtur si ‘babai i vendit të tij’ që nuk i takonte asnjë partie

Read Next

Inflacioni në Shqipëri mbi mesataren e BE-së, rritet me 4 për qind