​Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Berlin, Gjermani, për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë, PES Congress 2022.

I organizuar me mbështetjen e SPD-së gjermane, ky kongres do të mirëpresë krerë të shteteve dhe qeverive, komisionerë evropianë, udhëheqës të partive dhe përfaqësues të tjerë.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, me moton “Me guxim. Për Evropën” do të diskutohet për politikat për të adresuar ndryshimet e thella në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale. /KosovaPress/

Read Previous

Si duhet të përballet Evropa me kërcënimet kibernetike gjatë dimrin që po vjen

Read Next

​Krasniqi: Mungesa e një vlerësimi pozitiv për vizat i pakuptimtë