​Kurti takon Hykollin, bisedojnë për të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës Atdhe Hykolli.

Kurti dhe Hykolli në këtë takim diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet qeverisë dhe BSPK-së për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli. Në kuadër të komunikimit të rregullt, Kryeministri Kurti dhe z. Hykolli në këtë takim diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet qeverisë dhe BSPK-së për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. /KosovaPress/

Read Previous

​OBSH: 15 mijë viktima në Evropë për shkak të nxehtësisë

Read Next

​Blatter: Gabuam që ia besuam Katarit organizimin e Kupës së Botës